Ngritja e Komisionit për Dezinformimin, Nikolla letër zyrtarit të DASH: Të mirëpritur për të dhënë eksperiencën tuaj

Me ngritjen e komisionit parlamentar për dezinformimin, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka dërguar një letër zyrtarit të DASH, James Rubin pikërisht për të dhënë eksperiencën dhe ndihmën e tij për të parandaluar influencat e huaja në Shqipëri.

Në letrën e Nikollës drejtuar zyrtarit të DASH thuhet se “teksa Shqipëria përpiqet të adresojë influencat e huaja malinje, komisioni do të përfitonte shumë nga përvoja dhe njohuritë tuaja”.

Gjithashtu Nikolla ka kërkuar që zyrtari i DASH të mbante një fjalim në Kuvend, pikërisht “rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar ndikimet malinje të huaja”.

Mazhoranca miratoi sot me votat e saj në Konferencën e Kryetarëve, ngritjen e Komisionit të posaçëm për Dezinformim. Fokusi i këtij komisioni do të jetë koordinimi dhe mbikëqyrja e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Letra e Lindita Nikollës për zyrtarin e DASH

I nderuari James Rubin I Dërguari Special dhe Koordinator për Qendrën e Angazhimit Global të Departamentit të Shtetit të SHBA

I nderuar zoti Rubin,

Po ju shkruaj në lidhje me mocionin e fundit të iniciuar nga një grup deputetësh për krijimin e një Komisioni të Posaçëm për të luftuar ndikimin malinj të huaj, përfshirë dezinformimin. Konferenca e Kryetarëve miratoi sot vendimin e Parlamentit për krijimin e një komisioni të tillë dhe e përcolli për miratim në seancë plenare.

Meqenëse Shqipërisë i mungon një kornizë e duhur për të trajtuar ndikime të tilla, unë do të doja ju bëj një ftesë për të vizituar Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Komisioni do të përfitonte shumë nga përvoja dhe njohuritë e vlefshme tuaja për t’iu kundërvënë këtyre forcave.

Për më tepër, do të doja t’ju kërkoja t’i drejtoheni Parlamentit për rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar ndikimet malinje të huaja. Fjalimi juaj do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe inkurajimin e bashkëpunimit në këtë çështje vendimtare.

Faleminderit për konsideratën tuaj dhe pres me padurim përgjigjen tuaj.

Sinqerisht,

Lindita NIKOLLA

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.