Categories: AktualitetLajme

Ngritja e Laboratorit të Referencës së ADN, Balla: Mundësi për zbardhjen e krimeve të reja dhe të vjetra

Referencat e ADN-së do luajnë një rol kyç në zbulimin e krimeve. Kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Laboratorit të Referencës së ADN-së në Institutin e Policisë Shkencore, së bashku me Ministrin e Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Robert Jenrick.

Sipas ministrit, ngritja e laboratorit do krijojë mundësinë e zbardhjes së krimeve të reja dhe të vjetra, teksa shtoi se mungesa e kësaj teknologjie ka bërë të pamundur zbardhjen e krimeve dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve.

“Instituti i Policisë Shkencore/ Rritja e zbulueshmërisë së krimeve merr një mbështetje të fortë me ngritjen e Laboratorit të Referencës së ADN-së. Tashmë do të kemi mundësi tu rikthehemi edhe dosjeve të vjetra kriminale duke përdorur referencat e ADN-së.

Falënderoj qeverinë e Britanisë së Madhe për mbështetjen. Ky laborator ka hapësira të dedikuara për proceset shkencore të analizave të ADN-së që do na sjellë përfitimin e profileve gjenetike të mostrave të personave të ndaluar apo të arrestuar që do administrohen në bazën kombëtare të të dhënave dhe padyshim kjo do krijojë mundësinë e zbardhjes së krimeve të reja dhe të vjetra. Në këtë fazë të forcimit të goditjes së krimit të organizuar nga ana e policisë së shtetit dhe me mbështetjen e prokurorisë, ky laborator është mbështetje për të zbuluar edhe krimet e vjetra të cilat janë aty, por mungesa e kësaj lloj teknologjie na ka bërë të pamundur zbardhjen e autorëve dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë.

Akreditimi i analizave të ADN-së shpresoj shumë të jetë një arritje tjetër e institutit të policisë shkencore dhe përmbushjes së detyrimit tonë në rrugën e anëtarësimit në BE”, tha Balla.

Ministri britanik u shpreh se nëpërmjet këtij laboratori do të përmirësohet testimi dhe analiza e mostrave të ADN-së.

Kjo strukturë e re e IPSH është një tjetër hap për objektivin e përbashkët të qeverive në luftën kundër krimit të organizuar, duke përmirësuar testimin dhe analizën e mostrave të ADN-së. Ky është shembulli i fundit i punës së ngushtë të përbashkët midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, që përfshin nënshkrimin e një komunikate të përbashkët mes kryeministrave tanë në dhjetor, e cila solli një ulje me mbi 90% të numrit të personave që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar“, u shpreh ministri britanik.

Vizita e ministrit Jenrick i paraprin takimin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, që mbahet në Tiranë, për të diskutuar mbi emigracionin e paligjshëm, krimin e organizuar dhe sigurinë kibernetike.

Profilet gjenetike të të arrestuarve apo ndaluarve të përfituara nga ky laborator do t’i shtohen bazës kombëtare të të dhënave të ADN-së, e cila është zhvilluar me asistencën e Mbretërisë së Bashkuar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

11 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

11 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

11 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

11 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

11 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

12 hours ago

This website uses cookies.