Ngrohja në fakultete/Uruçi: Ngrohja e plotë që në datën 20 nëntor
Duke nisur nga data 20 nëntor, në çdo auditor të fakulteteve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” ka nisur ngrohja. Administratori Admir Uruçi tregon se këtë vit ngrohja nuk do të mungojë deri në muajin mars. Ngrohja ndezet që në orën 6:30 minuta në mënyrë që me nisjen e proçesit mësimor auditet të kenë ngrohje të plotë. Vitin e shkuar ngrohja në fakultete u shoqërua me problematika për shkak të ngërçeve në tendesimin e naftës. Këtë vit sipas përgjegjësve ngrohja nuk do të mungojë përgjatë gjithë dimrit.