Ngrohja në shkolla – Karafili: Shkolla jonë ka 250 nxënës dhe ngrohet me kaldajë
Kjo është shkolla “Martin Camaj” në Shkodër.
Nxënësit e saj prej 3 vitesh ngrohen me kaldajë duke mos patur mungesë furnzimi në asnjë ditë
Për nxënësit, kjo mënyrë ngrohjeje është më e përshtatshme duke ofruar cilësi edhe në procesin mësimor.
Ngrohja kryhet edhe në institucione të tjera arsimore, ndërkohë që shqetësim mbetën 3 shkolla që ende ngrohjen e kanë me gaz në Shkodër, pavarësisht orientimit të Ministrisë së Arsimit që asnjë shkollë të mos lejojë gaz.