Ngrohja në shkolla/Kulla: Çdo shkollë do të ketë ngrohje të mjaftueshme deri në 15 mars

ngrohja

ngrohja

15 nëntori është dita zyrtare që kanë entet publike e veçanërisht shkollat që të ndezin ngrohjen e ambjenteve! Drejtori ekonomik i Arsimit në bashkinë Shkodër Gjozef Kulla thotë se çdo shkollë do të ketë ngrohje të mjaftueshme po ashtu, është siguruar lënda djegëse edhe në ato shkolla që sistemi i ngrohjes është me kaldajë. Synimi i drejtorisë ekonomike të arsimit në bashkinë Shkodër është eleminimi i ngrohjes me gaz në të gjitha shkollat ndërkohë ngrohja në shkolla do vijojë deri në datën 15 mars. Ndërsa bashkia ka ndërhyrë edhe në 17 shkolla të bashkisë Shkodër, në qytet dhe njësi administrative, për përmirësimin e infrastrukturës, nëpërmjet rregullimit të sistemeve elektrike, dyerve, dritareve, etj. Gjithashtu është ndërhyrë edhe për hidroizolimin dhe suvatimin e disa shkollave, që kanë pasur probleme si pasojë e lagështirës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.