Ngrohja në shkolla – Plepi: Asnjë shkollë me gaz, po monitorojmë proçesin

Duke nisur nga java e ardhshme çdo institucion shkollor duhet të jetë i pajisur me ngrohje.
Zyra Vendore Arsimore Shkodër bën me dije se është në ndjekje të këtij procesi dhe bazuar tek politikat e Ministrisë së Arsimit asnjë shkollë nuk duhet të ketë ngrohje me gaz.
Nga data 15 nëntor e deri më 15 mars, pushteti vendor duhet të sigurojë ngrohje të mjaftueshme në shkolla.
Ngrohja këtë vit mendohet të jetë me dru ose me kaldaja.
Pjesë e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër janë 76 institucione shkollore.