Nick Abbott emërohet Ambasador i Britanisë në Shqipëri
Nick Abbott është emëruar Ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri në vend të Alastair King-Smith, pasi ky i fundit do të transferohet në një tjetër emërim në Shërbimin Diplomatik.
Abbott do të marrë emërimin e tij gjatë shtatorit 2024. Nga viti 2019-2024, Abbott ka shërbyer si ambasador i Britanisë në Prishtinë.
Lajmi është bërë me dije nga Ambasada Britanike në Shqipëri e cila përmes një postimi në rrjetin social sqaron se Abbott ka përvojë të jashtëzakonshme ambasadori në Kosovë.
Abbott ka punuar gjithashtu në Evropë dhe Lindjen e Mesme.