Ethet e “Junior Eurovision Song Contest 2024” kanë filluar të ndihen dita-ditës, pasi tashmë ka filluar numërimi mbrapsht për momentin kur 17 artistët nga vende të ndryshme do të prekin magjinë e skenës së madhe.
Ditën e djeshme stadiumi Caja Magica në Madrid mirëpriti artistët e vegjël, të cilët kanë realizuar provën e parë. Edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Nikol Çabeli, ka përcjellë emocione të forta me interpretimin dhe vokalin mbresëlënës.
Kënga “Vallëzoj” me melodinë dhe tekstin e saj përcjell mesazhe shumë aktuale dhe në sintoni me sloganin e këtij viti, ku tema është dashuria për natyrën: magjia e çeljes së një luleje, në harmoni të plotë me rritjen, zhvillimin, sigurinë dhe shprehjen e artistëve të rinj në skenë.
Përfaqësuesit e Eurovisionit janë mahnitur me natyrshmërinë e këngëtares shqiptare. Gjithashtu ajo ka krijuar disa momente gazmore, të cilat kanë bërë që të tërheqë vëmendjen e organizatorëve të Festivalit Evropian të Këngës për fëmijë.
Pavarësisht moshës së saj, Nikol ka prekur dhe ka fituar disa festivale të rëndësishme në Shqipëri.
Më 16 nëntor, dita kur do të mbahet edhe Junior Fest Contest 2024, Shqipëria do të performojë e treta në radhë pas Italisë dhe Estonisë.
Të gjithë mund të votojnë online për Nikol Çabelin, pavarësisht vendndodhjes. Duke nisur nga e premtja e 15 nëntorit, ju mund të votoni përmes JESC.TV, ku do të gjeni një prezantim paraprak të të gjitha interpretimeve. Votimi mbyllet përkohësisht pak para se të fillojë shfaqja të shtunën, më 16 nëntor. Më vonë pas shfaqjes votimi do të hapet përsëri për rreth 15 minuta, pasi të jenë interpretuar të gjitha këngët.
Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…
Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…
Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…
Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…
Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…
This website uses cookies.