Nikolin Çabeli fiton “Junior Fest Albania”, shkon në Spanjë me këngën “Vallëzoj”
Nikol Çabeli me këngën “Vallëzoj”, ka triumfuar në “Junior Fest Albania 2024” që u transmetua në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Çabeli do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest” që do të mbahet më 16 nëntor në Madrid të Spanjës.
Çmimi i dytë shkoi për Gjon Gjipalin me këngën “S’ka problem”, ndërsa çmimi i tretë i është akorduar Boris Metajt. Juria ka vlerësuar për vokalin më të mirë Eden Banin, ndërsa çmimi inkurajues “Robert Radoja”, iu akordua Ema Dedës. Ndërsa çmimi për tekstin më të mirë iu dha Ami Korkuti me këngën “Reale”.
Fuituesja e “Junior Fest Albania 2024”, Nikol Çabeli do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest” që do të zhvillohet më 16 nëntor në Madrid të Spanjës.
“Junior Fest Albania 2024” është një Festival Mbarëkombëtar për fëmijë që zhvillohet nga RTSH, si përfaqësues dhe anëtar i EBU.
Lista e 18 këngëve që interpretuan në natën finale të “Junior Fest Albania 2024”:
“Hapat” – Ema Deda
“Dua të këndoj”- Kejsi Xheladini
“Ti më sjell fat” – Eden Dami
“Reale” – Ami Korkuti
“Me lajka” – Elora Tahitri
“Jemi njësoj” – Doris Canaj
“Ëndrra në detin blu” – Arbëri Dajko
“S’ka problem” – Gjon Gjipali
“Nuk do ndalem” – Marina Daka
“Vallëzoj” – Nikol Çabeli
“Një këngë për ty” – Klejda Bashota
“Medaljon” – Hana Lamaj
“Se jemi ne” – Boris Metaj
“Flutura prej letre” – Gedis Germani
“Mama” – Kejt Hitaj
“Ëndërrojnë” – Armina Kajnozi
“Party” – Kristel Xhafka
“Thirrja e Tokës” – David Kerri