Nikolla: Jemi në një linjë me SHBA në luftën kundër terrorizmit dhe sigurisë kibernetike

9531ff8c4309451b9d2137980dda6a27

9531ff8c4309451b9d2137980dda6a27

Kreu i Kuvendit, Lindita Nikolla, ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nikolla është pritur nga Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropën, Thomas Kean, Jr.

Në takim është folur për mbështetjen e Kongresit dhe të Kuvendit për partneritetin strategjik mes ShBA dhe Shqipërisë, zgjerimin e marrëdhënieve mes Dhomës dhe Kuvendit, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike.

Kryetarja Nikolla dhe Kryetari Kean diskutuan mbi mbështetjen e Kongresit për ndërhyrjen e komunitetit euro-atlantik për depërshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës, dialogun Kosovë-Serbi si e vetmja rrugë drejt paqes, Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë si një instrument për stabilitetin në Kosovë. Shqipëria është plotësisht në një linjë me ShBA dhe BE për çështjet e mësipërme.

Gjithashtu, në takim u diskutua mbi integrimin euroatlantik, si i vetmi destinacion i natyrshëm Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe nevojën e mbrojtjes së rajonit nga influencat joperëndimore.

Sipas bashkëbisedueseve,  Shqipëria po udhëheq me sukses Procesin e Berlinit dhe po kontribuon si një faktor stabiliteti, bashkëpunimi dhe Integrimi rajonal.

Kryetarja e Kuvendi ka zhvilluar takime dhe me bashkëkryetarët e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë (Albania’s Caucus) kongresmenët Robert Aderholt dhe Jim Himes.

Kryetarja Nikolla diskutoi mbi kontributin e grupeve të miqësisë për nxitjen e marrëdhënieve mes Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kuvendit dhe mbështetjen e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Fuqizimi i marrëdhënieve mes Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kuvendit do të nxisë edhe bashkëpunimin mes institucioneve dhe rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve si faktor zhvillimi, demokratizimi, integrimi dhe sigurie në rajon.

Në takimet në Kongres Kryetarja Nikolla prezantoi edhe kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për t’iu bashkuar programit të Dhomës së Përfaqësuesve “Partneriteti për Demokracinë.”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.