9531ff8c4309451b9d2137980dda6a27
Kreu i Kuvendit, Lindita Nikolla, ndodhet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nikolla është pritur nga Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropën, Thomas Kean, Jr.
Në takim është folur për mbështetjen e Kongresit dhe të Kuvendit për partneritetin strategjik mes ShBA dhe Shqipërisë, zgjerimin e marrëdhënieve mes Dhomës dhe Kuvendit, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike.
Kryetarja Nikolla dhe Kryetari Kean diskutuan mbi mbështetjen e Kongresit për ndërhyrjen e komunitetit euro-atlantik për depërshkallëzimin e situatës në Veri të Kosovës, dialogun Kosovë-Serbi si e vetmja rrugë drejt paqes, Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë si një instrument për stabilitetin në Kosovë. Shqipëria është plotësisht në një linjë me ShBA dhe BE për çështjet e mësipërme.
Gjithashtu, në takim u diskutua mbi integrimin euroatlantik, si i vetmi destinacion i natyrshëm Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe nevojën e mbrojtjes së rajonit nga influencat joperëndimore.
Sipas bashkëbisedueseve, Shqipëria po udhëheq me sukses Procesin e Berlinit dhe po kontribuon si një faktor stabiliteti, bashkëpunimi dhe Integrimi rajonal.
Kryetarja e Kuvendi ka zhvilluar takime dhe me bashkëkryetarët e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë (Albania’s Caucus) kongresmenët Robert Aderholt dhe Jim Himes.
Kryetarja Nikolla diskutoi mbi kontributin e grupeve të miqësisë për nxitjen e marrëdhënieve mes Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kuvendit dhe mbështetjen e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.
Fuqizimi i marrëdhënieve mes Dhomës së Përfaqësuesve dhe Kuvendit do të nxisë edhe bashkëpunimin mes institucioneve dhe rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve si faktor zhvillimi, demokratizimi, integrimi dhe sigurie në rajon.
Në takimet në Kongres Kryetarja Nikolla prezantoi edhe kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për t’iu bashkuar programit të Dhomës së Përfaqësuesve “Partneriteti për Demokracinë.”
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.