tetori roze
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, publikoi sot një mesazh ndërgjegjësimi kundër kancerit të gjirit.
“Tetori Rozë”, muaji simbol i përkujdesjes ndaj grave e vajzave të prekura nga kanceri i gjirit, është një kohë ndërgjegjësimi e reflektimi për të gjithë shoqërinë.
Për të mbështetur nënat, motrat, vajzat, bashkëshortet të përballojnë e luftojnë sëmundjen dhe t’i rikthehen jetës normale.
Për t’u kujdesur e kontrolluar, për të diagnostikuar në kohë dhe parandaluar zhvillimin e saj.
Disgnostikimi i hershëm është çelësi i parandalimit.
Vetëkontrolli mujor, ekzaminimi klinik i gjirit nga personeli shëndetësor, mamografia, dhe eko e gjirit janë ndër masat kryesore parandaluese të kancerit të gjirit.
Për gratë dhe vajzat që kanë faktorë risku, kujdesi duhet të jetë më i madh dhe kontrollet më të shpeshta.
Shoqëria, institucionet dhe sistemi i kujdesit shëndetësor duhet të bashkëpunojnë për të zhvilluar kulturën shëndetësore dhe mundësuar diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin edhe për gratë e vajzat me vështirësi ekonomike e familjare.
Për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes dhe për t’ua lehtësuar betejën me më shumë përkujdesje mjekësore e shëndetësore, lehtësi ekonomike dhe shërbime sociale e njerëzore.
Për t’u krijuar një mjedis të ngrohtë familjar, profesional e shoqëror, për t’u forcuar besimin, shpresën, optimizmin dhe rikthyer lumturinë.
Ato kanë nevojë për ndihmën e kurajon tonë, ne kemi nevojë për buzëqeshjen e tyre.”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.