Nikolla përshëndet anëtarësimin e Suedisë në NATO: Kuvendi i Shqipërisë e ratifikoi ndër të parët Protokollin e Anëtarësimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti sot anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Nikolla i shprehu përgëzimet presidentit të Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlén.

“Kuvendi i Shqipërisë e ratifikoi ndër të parët Protokollin e anëtarësimit të Suedisë mike, nisur nga parimi se në këtë kohë të trazuar nga retë e luftës, një anëtar më shumë do të thotë një kontribues më shumë për mbrojtjen e paqes!”, u shpreh Nikolla.

Suedia i është bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s si anëtarja e saj e 32-të.

Pranimi i Suedisë në Aleancë do të thotë që të gjithë aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuar për të mbrojtur vendin nëse sulmohet, dhe anasjelltas.

Suedia gjithashtu sjell me vete një industri të konsiderueshme të mbrojtjes që tashmë furnizon disa vende të NATO-s.

Suedia dhe Finlanda kërkuan të bashkohen në NATO në maj 2022, pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të atij viti. Finlanda u bë anëtare e aleancës në prill 2023.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.