Nikolla takon Escobar: SHBA-Shqipëri, partneritet dypalësh edhe në organizatat ndërkombëtare
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla , gjatë një vizite zyrtare në SHBA, është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Gabriel Escobar, ndihmëssekretar i Shtetit dhe i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor për të diskutuar mbi ecurinë e reformave demokratizuese dhe integruese dhe mbështetjen e Kuvendit për avancimin e tyre.
Në takim u diskutua mbi ecurinë e reformave demokratizuese dhe integruese dhe mbështetjen e Kuvendit për avancimin e tyre.
“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA sot janë më të mira se asnjëherë. Partneriteti strategjik është konkretizuar në bashkëpunimin e shkëlqyer në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe do të jetë i tillë edhe në KDNJ. SHBA dëshirojnë ta kenë Shqipërinë partnere dhe mbështesin aplikimin e saj në sa më shumë organizata ndërkombëtare. SHBA mbështesin fuqimisht integrimin e Shqipërisë në BE, vlerësojnë arritjet e deritanishme dhe inkurajojnë thellimin e luftës kundër korrupsionit”, thuhet në njoftimin për shtyp të Kuvendit.
Escobar, e cilësoi SHBA si vendi më prokosovar në botë, janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Kosovës dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare.
“SHBA kanë dënuar aktin terrorist të 24 shtatorit dhe përgjegjësinë e Serbisë për këtë akt. Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje strategjike dhe duhet punuar për zbatimin e saj. SHBA mbështesin dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë, dhe po punojnë për njohjen e saj edhe nga pesë shtetet e BE që nuk e kanë njohur dhe po ndërtojnë një fushatë njohjesh globale për Kosovën”, theksohet në njoftim.