Categories: AktualitetLajme

Nikolla takon homologun e Arabisë Saudite: Bashkëpunimi mes dy vendeve, “përkthim” i miqësisë së fortë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me Kryetarin e Parlamentit të Arabisë Saudite, Dr. Abdullah Al-Sheikh, dhe delegacionin që e shoqëron, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë takimit u bisedua mbi nxitjen e bashkëpunimit dypalësh marrëdhënieve shumë të mira politike, ekonomike e parlamentare mes dy vendeve.

Kryetarja Nikolla i shprehu kolegut saudit mirënjohjen për ndihmën financiare dhënë Shqipërisë ndër vite, për financimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe interesin e shtuar të kompanive saudite për të konsideruar investimin në Shqipëri në fushat e energjisë, turizmit, bujqësisë, agro-biznesit, minierave etj. Znj. Nikolla nënvizoi se “Dy vendet tona do të zgjerojnë bashkëpunimin e gjithanshëm politik, ekonomik e parlamentar, do të intensifikojnë luftën kundër krimit, terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit, për mbrojtjen e paqes sigurisë.”

Kryetarja  Nikolla i shprehu Kryetarit Al-Sheikh  mirënjohjen për njohjen dhe mbështetjen e Kosovës nga Arabia Saudite në kërkesat për anëtarësim në UNESCO, Interpol etj. si edhe besimin se kjo mbështetje do të vijojë.

Kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite, Dr. Abdullah Al-Sheikh, falenderoi Kryetaren Nikolla për pritjen e ngrohtë dhe nënvizoi se “Arabia Saudite do të vijojë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe ky bashkëpunim është shumë më tepër se politik, ekonomik e financiar,  është një “përkthim”i miqësisë mes vendeve tona dhe popujve tanë”.

Kryetarja Nikolla dhe Kryetari Al-Sheikh nënvizuan se parlamentet e Shqipërisë dhe të Arabisë Saudite do të vijojnë të nxisin bashkëpunim e gjithanshëm mes dy vendeve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

3 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

3 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

3 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

3 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

19 hours ago

This website uses cookies.