Categories: AktualitetLajme

Nikolla uron qytetarët për Vitin e Ri: Po hyjmë në një vit plot sfida, drejt ditëve më të mira

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar të gjithë qytetarët për një vit sa më të mbarë e me gëzime.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Nikolla u shpreh se 2024 do të jetë një vit plot sfida e ditë të mira, ndërsa u ndal te lajmi i bukur i lëvizjes së lirë në zonën Shengen për qytetarët e Kosovës nga 1 Janari.

Ndërsa mblidhemi bashkë e përgatitemi për të festuar, ju uroj të gjithë shqiptarëve një Vit të Ri 2024 me shëndet e gëzime!

Pas treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditësh rrugëtimi, gjatë të cilave secili prej nesh u përpoq të bëjë më të mirën, po hyjmë në një vit plot sfida, drejt ditëve më të mira.

Viti i Ri fillon me një lajm të bukur për qytetarët e Kosovës: lëvizjen e lirë pa viza drejt zonës Schengen, një hap drejt familjes evropiane.

Gjatë vitit 2024 puna, përkushtimi, sakrificat dhe dinjiteti i qytetarëve do të jenë frymëzimi për ne që kemi privilegjin t’u shërbejmë atyre në detyrat publike. Me dashurinë që na ka mbajtur dhe do të na mbajë të bashkuar, për familjet tona dhe për Shqipërinë tonë të dashur, e cila pret kontributin e përkushtimin e të gjithëve ne”, shkruan Nikolla.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

22 hours ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

22 hours ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

22 hours ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

22 hours ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

23 hours ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

23 hours ago