Nikolla zyrtarizon largimin e Alibeajt nga grupi parlamentar i PD

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi sot në çelje të seancës plenare largimin e deputetit Enkelejd Alibeaj nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Alibeaj kërkoi largimin nga ky grup parlamentar, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që njohu ish-kryeministrin Sali Berisha si kryetar i Partisë Demokratike.

Në seancën e sotme parlamentar, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi në seancën plenare shkresën e dërguar nga Alibeaj, i cili njofton se nuk është më pjesë e grupit të PD.

Alibeaj kishte njoftuar më herët se kishte dorëzuar kërkesën për t’u larguar nga grupi parlamentar i PD. Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj sqaroi se se s’mund të jetë pjesë e atij grupi që drejtohet nga Berisha.

“Unë jam demokrat, sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u perpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo është zgjedhja ime në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, qëndrimit tim të deritanishëm, atyre që e mendojnë ndryshe nga unë, dhe ndjesisë së trishtë se një PD e tillë, kështu as nuk i shërben shqiptarëve që duan ndryshimin e as ata të japin dot besimin”, u shpreh Alibeaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

2 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

2 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

3 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

3 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

3 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

3 hours ago

This website uses cookies.