berisha bojkot
Deputetët e opozitës debatuan të mërkurën në të gjitha komisionet parlamentare, duke akuzuar mazhorancën e majtë se po dhunon të drejtat kushtetuese të opozitës duke hedhur poshtë të gjitha iniciativat kushtetuese.
Deputetët e opozitës thanë se me mohimin e instrumentave të kontrollit parlamentar, përjashtimin nga pjesmarrja në reforma, përjashtimin nga kuvendi tej afateve që parashikon rregullorja, maxhoranca ka cënuar në thelb pluralizmin parlamentar.
“Po brutalizohet kushtetuta në çdo gërmë prej jush” tha deputeti Oerd Bylykbashi. “Nëse ju keni ndër mend të çoni përpara një axhendë si t’ua dojë qejfi, ju sot keno vrarë reformën zgjedhore” u shpreh ai.
Kryetarja e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka u përgjigj se “Nuk është vendi për të përcjellë këto shqetësime. Ju mund t’i adresoni shqetësimet në Gjykatë Kushtetuese” tha ndër të tjera ajo.
Pas debateve me tone të ashpra, deputetët e opozitës bojkotuan punimet e komisioneve, duke paralajmëruar se këtë strategji do të ndjekin edhe në seancat plenare, me synimin për të mos lejuar funksionimin normal të parlamentit.
Selia e Shenjtë bëri me dije se Papa Françesku ishte me humor të mirë këtë…
Kryendeshja e javës së 12-të në futbollin e femrave Vllaznia-Gramshi përfundoi me fitoren e miqve…
Vigjilja e ndeshjes mes Bajer Leverkusen dhe Bajern Mynih është ndezur prej deklaratave të Alonsos…
Edhe pse do të luajnë në një stadium të mitik siç është “Anfield Road”, PSG…
Për të rritur përqëndrimim dhe frymën e grupit në ekip në prag të derbit me…
Interi pret sot në mbrëmje ekipin e Fejnordit për të luajtur aktin e dytë të…
This website uses cookies.