Categories: LajmeSociale

Nis dezinsektimi, Tomini: Bregdeti, zona urbane, kanale e bodrume në njësi banimi i janë nënshtruar procesit të dezinfektimit

E ftuar në studion e RTSh 24, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Eugena Tomini foli për dezinsektimin ndaj mushkonjave dhe insekteve të tjera. Bregdeti  së bashku me disa zona urbane, ligatinore dhe kanale e bodrume në njësi banimi i janë nënshtruar procesit të dezinsektimit të mushkonjave nga ISHP në bashkëpunim me njësitë vendore dhe me pushtetin vendor.

Bregdeti  së bashku me disa zona urbane, ligatinore dhe kanale e bodrume në njësi banimi i janë nënshtruar procesit të dezinsektimit të mushkonjave nga ISHP në bashkëpunim me njësitë vendore dhe me pushtetin vendor do ti nënshtrohen dezinsektimin duke filluar nga Shkodra, Lezha, ne Durres, Kavaje, Tirane, Divjak, Vlore, Butrint”, u shpreh Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini.

E pyetur nga gazetarja Albana Agolli se cilat janë zonat më problematike në vend dhe si do të bëhet ndarja e këtyre zonave, Tomini theksoi se sipas zonave janë evidentuar disa nga zonat me problematike sipas ekspertëve siç janë bregdeti, laguna, bodrume etj.

Sipas zonave që sapo përmenda sigurisht janë disa zona që janë evidentuar nga vlerësimi paraprak entimologji në disa zona si Divjakë, zona e bregdetit në Butrint, në puseta siç janë në Shirok, është një miksim siç është pjesa e lagunave, në bregdet etj”, u shpreh Tomini.

Për sa i përket mungesës se dezinsektimin prej kohësh dhe produktet që do të përdoren, Tomini u shpreh se biocidi (helmi) që do të përdoret nuk do të ketë asnjë ndikim në mjedis por vetëm në mushkonja. Për më tepër ky eshte një biocid i cili është i këshilluar edhe nga Bashkimi Evropian.

Për herë të parë këtë vit edhe Shiroka do të trajtohet me këtë trajtim dhe është bërë një balancim i zonave ku larvat janë gjetur prezent ose  jo dhe vlerësimi i habitateve të cilat favorizojnë rritjen e larvave nëpërmjet ekspertëve të ISHP-së për të vlerësuar nëse kemi ekzistencë të larvave ose jo, kjo bën të mundur që produkti që është produkt biocid që nuk dëmton ambientin i cili është në listën e biocideve që është i raportuar për përdorim edhe nga Bashkimi Evropian sepse bën të mundur eliminimin e mushkonjave por nuk dëmton ambientin”, tha Eugena Tomini.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh

Këtë të mërkurë (26 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

19 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon 16 kandidatë për verifikim në prokurori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…

2 days ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

2 days ago

Finalet e Nations League do zhvillohen në Gjermani, kalendari dhe oraret e sfidave

Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…

2 days ago

Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja

Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…

2 days ago

Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…

2 days ago