Nis faza e dytë e konkursit “Bilbilat e vegjël këndojnë” – Edicioni i 30-të pritet të ketë plot surpriza

Nis faza e 2 e konkursit “Bilbilat e vegjël këndojnë” në QKF Kujtim Alija.
Përgjegjësi i artit, Ermir Zoga, shprehet se në këtë fazë pritet për të zbuluar talentet e reja.
“Bilbilat e vegjël këndojnë” është një konkurs i rëndësishëm që i paraprin dhe Festivalit Mbarëkombëtar për Fëmijë në qytetin e Shkodrës.
Ky vit shënon 30 – vjetorin e tij dhe drejtorja e kësaj qendre, Orjeta Kelaj, shprehet se ky edicion do të ketë edhe surpriza.
Ky konkurs do të zhvillohet në disa faza, ku në fazën finale do të zgjidhen bilbilat fitues.