Nënshkruhet marrëveshja për fazën e tretë të programit “Forcimi i Policimit në Komunitetit”, i cili mbështetet nga qeveria e Suedisë, përmes programit SCAP. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha falënderoi qeverinë suedeze që mbështet prej vitesh Policinë Shqiptare dhe theksoi se në dy fazat e para, fokusi ka qenë ndërtimi i besimit dhe partneritetit të ndërsjellë ndërmjet policisë dhe komuniteteve, por tashmë kemi hyrë në fazën e forcimit dhe konsolidimit të këtij partneriteti, sidomos përmes Këshillave Vendore të Sigurisë Publike.
“Koncepti i Policimit në Komunitet është pjesë integrale e punës së çdo njësie të Policisë së Shtetit, një realitet i prekshëm dhe i njohur nga të gjithë. Por çka është më e rëndësishme, ky koncept policimi është përqafuar edhe nga vetë komuniteti, qytetarët, shoqëria civile”, tha Hoxha.
Duke marrë referencë zbatimin e Paketës së Sigurisë në Shkolla, ministri theksoi se pas dy vitesh nga inicimi i saj, kemi sot mundësi të vlerësojmë punën e institucioneve të përfshira e të pushtetit lokal. “Ajo që na duhet në vijim është konsolidimi i rezultateve, thellimi i bashkëpunimit nxënës, prindër, mësues, staf akademik dhe agjenci ligjzbatuese, ku programi do të luajë një rol mbështetës padyshim. Oficerët e Sigurisë janë aty, e duhet të jenë të vëmendshëm për çdo informacion apo incident, duke parandaluar në kohë ngjarje të pakëndshme”, nënvizoi ai.
Ministri përmendi rezultatet e sondazhit të realizuar nga IDRA me mbështetjen e programit suedez SCPA, në lidhje me vlerësimin e publikut mbi punën e Policisë së Shtetit. “Sondazhi më i fundit – tha Hoxha – në lidhje me vlerësimin e publikut për punën e Policisë së Shtetit, i realizuar nga programi SCPA, tregon se 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e Policisë si “Të mirë” ose “Shumë të mirë”. Sipas të njëjtit sondash, 86% e qytetarëve janë të njohur me Policimin në Komunitet dhe e vlerësojnë atë pozitivisht. Ndërsa 82% e qytetarëve ndihen të sigurt në zonat e tyre të banimit”. Ai e konsideroi inkurajues këtë vlerësim të publikut dhe vuri në dukje se gjatë dekadës së fundit, Policia e Shtetit, ka bërë hapa të mëdhenj drejt rritjes së standardeve të shërbimit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda tha se krijimi i besimit, ka inkurajuar më shumë qytetarë të raportojnë krimin dhe ka rritur komunikimin ndërmjet Policisë dhe qytetarëve.
“Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike janë një tjetër qasje pozitive për zgjidhjen efikase të problemeve dhe shqetësimeve të adresuara nga qytetarët. Të gjitha këto iniciativa kanë në thelb rritjen e besimit të qytetarëve te Policia, pasi besimi është vlera që qëndron në themel te marrëdhënies sonë. Falë punës dhe profesionalizmit, sot Policia e Shtetit është agjencia ligjzbatuese më e besueshme nga qytetarët, çka na obligon të gjithëve që të punojmë bashkërisht për të përmirësuar akoma më shumë këtë proces thelbësor që rrit parametrat e sigurisë dhe e shndërron Shqipërinë në një vend akoma më të sigurt për vizorët dhe turistët nga mbarë bota”, theksoi Proda.
Duke folur në lidhje me rëndësinë e trajnimeve në njësitë policore si dhe asistenca e partnerëve, Ministri Hoxha u ndal posaçërisht edhe në çështjen e garantimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ai vuri në dukje se janë trajnuar të gjitha strukturat për të qenë të afta në garantimin e një procesi zgjedhor pa asnjë incident. “Garantoj gjithë qytetarët dhe aktorët e tjerë, – tha ministri Hoxha – se Policia e Shtetit mbi bazën e një plan veprimi ka përmbyllur trajnimet në nivel drejtues dhe është e gatshme të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor për të garantuar zgjedhje të lira e me standarde në 11 Maj”.
Nga pala suedeze marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Zyrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Ambasadën e Suedisë, Erik Illes. Konferencë e nivelit të lartë u moderua nga drejtuesi i Programit suedez SCPA në Shqipëri Ansi Shundi, i cili prezantoi disa nga rezultatet e arritura në vite.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…
Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…
Manchester United dhe Real Sociedad do të ndeshen të enjten në mbërmje për të siguruar…
Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…
Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…
SHBA ka rritur presionin ndaj Rusisë për të pranuar propozimin e armëpushimit 30-ditor me Ukrainës.…
This website uses cookies.