Nis Festivali Letrar Ndërkombëtar i të Rinjve: panele me autorë ballkanikë

nis festivali letrar nderkombetar i te rinjve rita petro krijuesi eshte si krishti mban persiper dhe 1664980707 b

nis festivali letrar nderkombetar i te rinjve rita petro krijuesi eshte si krishti mban persiper dhe 1664980707 b

Festivali Letrar Ndërkombëtar i të Rinjve “Tirana Gate” 2023, hapi siparin sot, nën moton “Përballë”.

Ceremonia e çeljes së festivalit u zhvillua me praninë e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, zv. shefes se Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerale majore Manushaqe Shehu, drejtores së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli dhe autorëve të nderuar shqiptarë dhe të huaj.

Në panelin e parë ishin të ftuar shkrimtari e gazetari i mirënjohur Enkel Demi, shkrimtari malazez Andrej Nikolaidis, Arian Leka dhe Ivona Djuric nga Serbia. Tema e këtij paneli ishte: “Ne dhe Ata” – Qiejt e ndarë të Europës. Pse Perëndimi nuk e kupton Lindjen?

Shkrimtarët trajtuan këtë temë në këndvështrimin se, nuk ka rëndësi nëse je malazez, shqiptar, kosovar, rom, serb, i krishterë, mysliman a kushedi se çfarë, ne të gjithë jemi ballkanas.

Ata i dhanë përgjigjje pyetjeve: A quhet kjo nëmë apo bekimi ynë? Si na shohin Ata përtej në Europë? Cilët jemi Ne dhe cilët Ata? A është vërtet kaq e ndryshme Europa Juglindore, nga rrethina jonë, nga ajo që është e njohur për ne? Cilat janë distancat e imagjinuara dhe cilat janë distancat reale? Sa të mëdha janë dallimet mes nesh dhe atyre, midis Këtu dhe Atje? A është ende (apo përsëri!) aktual një diferencim i botës në “Lindje” dhe “Perëndim”?

Me autorin Nikolaidis që shprehet se e shkruara është një proces i çngjyrosjes së vetes, me Enkel Demin që na mbështjell me një Shkodër të rrethueme, përballë të premtuemit që e “don gjanë e vet”, me Arian Lekën që kërkon ngjarje Këtu dhe Atje de Ivona Djuric për ekranin.

“Ne Dhe Ata” bashkon autorët në librat e të cilëve personazhet janë të vendosura për të zgjedhur rrugën e tyre, shkruajnë histori në të cilat fëmijët refuzojnë të marrin rolet e tyre të përcaktuara dhe vënë në dyshim emërtimet dhe qëndrimet e supozuara.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.