Categories: BotaLajme

Nis gjyqi i Netanyahut, akuzohet për mashtrim, mitmarrje dhe shkelje të besimit

Ka rifilluar në gjykatën e qarkut të Jeruzalemit, gjyqi ndaj kryeminisitrit izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili ishte pezulluar pasi ministri i Drejtësisë Jariv Levin lëshoi një urdhër emergjence që ndaloi punën e gjyqësorit pas sulmit që u ndërmor nga Hamas në datën 7 tetor.

Urdhëri i Levin skadoi javën e shkuar, duke hapur rrugë për rifillimin e punës normale të të gjitha gjykatave në vend. 

Netanjahu ndërkohë akuzohet për mashtrim, mitmarrje dhe shkelje të besimit publik në tre çështje të ngritura në 2019-ën ndaj tij që 0njihen me emrin çështja 1000, 2000 dhe 4000.

Rasti në të cilin dyshohet se është përfshirë Netanyahu ka të bëjë me pranimin e dhuratave të shumta në vlerë prej 176,000 euro (700,000 shekels) në periudhën 2007-2016 . Këto dhurata janë në formën e purove, shisheve të shampanjës dhe bizhuterive.

Mes “dhuruesve” është edhe biznesmeni izraelit dhe producenti hollivudian Arnon Milhan (Brazil, JFK, Pretty woman), për të cilin ka dyshime se në këmbim të këtyre dhuratave ka marrë një marrëveshje tatimore që do t’i sillte miliona dollarë.

Nga ana e tij, kryeministri 74-vjeçar vuri në dukje se thjesht pranonte dhurata nga miqtë, dhurata që nuk i kërkonte dhe e karakterizon prokurorinë si “gjueti shtrigash”.. 

Në izrael, mitmarrja dënohet me deri 10 vite burg si dhe gjobë. Mashtrimi dhe thyerja e besimit public dënohen me deri tre vite burg secila.  Për momentin, Netanjahu nuk merr pjesë në seancat dëgjimore, por mund të thirret të dëshmojë pas disa muajsh.

Gjyqi ndaj tij filloi në maj të 2020-ës dhe në mënyrë të përsëritur është shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve mes avokatëve dhe prokurorisë si dhe pandemisë së Covid 19.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.