Nis gjyqi mbi vdekjen e Maradonës

Në Argjentinë ka nisur gjyqi mbi shkaqet e vdekjes së Maradonës. Janë vajzat e ish-futbollistit të cilat akuzojnë stafin mjekësor si fajtorë për largimin nga jeta të babait të tyre.

 Ka nisur gjyqi mbi shkaqet që çuan në vdekjen e Diego Armando Maradonës. Vajzat e tij Dalma dhe Giannina kanë shprehur dyshimet e tyre në funksion të gjyqit që përfshin tetë anëtarë të stafit mjekësor, të cilët ndoqën ish-futbollistin në orët e tij të fundit të jetës. Në seancën e parë, e cila u zhvillua në Gjykatën e San Isidro, u përfshinë neurokirurgu, psikiatria, psikologu, mjekja  Nancy Forlin e cila koordinoi kujdesin në shtëpi, koordinatorin e infermierisë, dy infermierët, si dhe mjeku i përgjithshëm Pedro Di Spagna, të akuzuar për veprën penale të vrasjes me mashtrim.

Personeli i kujdesit shëndetësor, i destinuar për të ndihmuar Diego Armando Maradonën deri në ditën e vdekjes së tij më 25 nëntor 2020 në moshën gjashtëdhjetë vjeçare, rrezikon nga 8 deri në 25 vjet burgim. Gjykata e Apelit dhe Garancisë në San Isidro kishte refuzuar kërkesat për anulimin e gjykimit, kundër tetë të pandehurve.

Para se të hynte në sallën e gjyqit, avokati i vajzave të ish-futbollistit argjentinas, Fernando Burlando, shpjegoi se jo vetëm është e nevojshme të identifikohen vetëm ata që janë përgjegjës për vdekjen, por edhe “cila ka qenë arsyeja e vërtetë” pasi “pa dyshim bëhet fjalë për një grup që ka patur një interes të qartë.

Ndërkohë, zyra e prokurorisë lokale ka kërkuar një inspektim të shtëpisë ku Maradona jetoi deri në ditët e fundit të jetës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.