Nis instalimi i “Çelësit shqiptar”, autori Alfred Mirashi-Milot: Vepra përfundon brenda tre ditëve
Paraditen e së premtes nisi instalimi i “Çelësit Shqiptar”, në hyrje të Shkodrës, një vepër unike e artit realizuar nga autori i mirënjohur me famë ndërkombëtare, Alfred Mirashi-Milot. I pranishëm në momentin e procesit të instalimit ishte edhe vetë autori, i cili theksoi se vepra e artit do të përfundojë brenda tre ditësh.
Pikërisht në hyrje te Shkodrës, metaforikisht, do të gjendet çelësi që nuk do t’i përkasë vetëm shkodranëve, por çdo individi apo familje që do të kalojë aty qoftë shqiptar, apo i huaj. Skulptura gjigande metalike tenton të japë një mesazh shprese, me synimin për të rizgjuar mendimin kolektiv, jo vetem të një shoqërie.