Nis java kulturore kineze/ Ky është edicioni i dytë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare

java kineze

java kineze

Ky është viti i dytë që vendi ynë mikpret shtetet e ndryshme të botës përmes organizimit të Javëve Kulturore Ndërkombëtare nga Ministria e Kulturës. Nga 25 shtatori vendi ynë feston Javën Kulturore Kineze teksa sipas kalendarit të publikuar parashikon një seri aktivitetesh në kuadër të saj por pjesa më e madhe e tyre përqendrohet në kryeqytet.

Programi i Javës Kulturore Kineze përfshin kulturën dhe traditat jomateriale të këtij vendi, një ekspozitë me pamje panoramike të Kinës ndër shekuj teksa ekspozita “Përshëndetje Pekin” do të sjellë në Muzeun Historik Kombëtar një mori të pamjeve të kryeqytetit të Kinës që reflektojnë ndryshimet dhe zhvillimet mes epokave të ndryshme.

Pjesë e programit është edhe eventi që do të zhvillohet në sheshin “Italia” në kryeqytet, i fokusuar në vallëzimet tradicionale kineze, akrobacitë në operan e Pekinit dhe në muzikën folklorike të këtij vendi. Pjesë e aktiviteteve do të jetë edhe promovimi i traditave të kulinarisë përmes Festivalit të Ushqimit Kinez por edhe një seri veprimtarish të tjera që përfshijnë artet marciale etj.

Java Kulturore Kineze do të zgjasë deri më 1 tetor ndërsa Bashkimi Evropian ishte ai me të cilin nisi ky edicion i dytë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare teksa ato vijuan edhe me shtete të tjera por u ndërprenë gjatë gushtit për t’u rikthyer më pas sërish në shtator. Ato do të vijojnë edhe përgjatë muajve tetor dhe nëntor teksa një pjesë e aktiviteteve do të zhvillohen edhe në Shkodër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.