Nis Kampionati Kombëtar i boksit U18, të dielën edhe “Memoriali i Boksit Vllaznia 2024”

Pallati i sportit “Qazim Dervishi” i qytetit të Shkodrës ka rezervuar këtë fundjavë dy veprimtari të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Kampionatin Kombëtar të të rinjve U18 si dhe “Memorialin Vllaznia 2024”.
Sa i takon Memorialit të boksit, Vllaznia 2024 që i detikohet ish- boksierëvë që nuk jetojnë, trajneri Vila, beson në fitoren e boksierëve shkodranë.
Për t’i ardhur në ndihmë amatorëve të boksit, duhet thënë se kampionati kombëtar i moshave zhvillohet nga e premtja në të dielë, ndërsa Memoriali Vllaznia 2024 mesditën e së dielës.