Nis Kampionati Kombëtar i moshave, Vllaznia U- 13 mund Laçin, shënojnë Bashli dhe Rudaçi
![kampionati i moshave](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/09/kampionati-i-moshave.jpg?fit=1024%2C667&ssl=1)
Akademia e Futbollit Vllaznia e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri futbollistik për Superligën e moshave. Nga katër ndeshjet e kalendarit të javës së parë të planifikuara për t’u luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”, të parët që kanë nisur konkurimin kanë qënë futbollistët e vegjël të kategorisë U13, të cilët kanë pasur përballë homologët e tyre të Laçit. Me dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Halfi Bashli dhe Anuar Rudaçi, Vllaznia U13 ka fituar të gjithë ndeshjen me rezultain 2-0.
Për javën e dytë të kampionatit të Superligës U13, Vllaznia luan në transfertë me Partizanin.
Në tre takimet e tjera të javës së parë të Superligës së moshave, dy prej tyre, ajo U17 dhe U19 përballjet janë me Laçin, dhe tjetra U18 me Elbasanin.