Nis korrja e sherebelës në Malësi të Madhe, fermeri: Problem tregu i shitjes, çmimi ka rënë në 70 lek.
Zona e Malësisë së Madhe është e njohur për prodhimin e bimëvë aromatike-mjekësore.
Këtë sezon, prodhimi sherëbelës është i mire, pasi kushtet e motit kanë qënë të favorshme, por problem mbetet tregu i shitjes.
Fermeri Lulzim Delishaj thotë se çmimi me të cilën grumbulluesit e marrin është i ulët.
Fermeri thotë se ka një sipërfaqe të konsiderueshme të kultivuar me sherebelë.
Lulzimi shpreson që kjo situatë të zgjidhet, pasi prodhimi po i mbetet stok në magazina
Malësia e Madhe zë vendin e parë në vend për sasinë e kultivimit dhe grumbullimit të bimëve mjekësore, ku shërebelë kultivohet rreth 4000 hektarë