Nis Kupa e Shqipërisë në futboll/ 16 çifte në turin e parë, Vllaznia kualifikohet direkt në turin e dytë

kupa e shqiprise

kupa e shqiprise

32 skuadra të kategorisë së parë dhe të dytë përbëjnë 16 çiftet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, dy prej të cilëve luhen të martën dhe të tjerat të mërkurën. Vllaznia së abshku me tetë skuadrat e para të sezonit të kaluar janë pushim në ballafaqimet e turit të pare duke u kualifikuar direkt në të dytin. Ndërkohë, emocionet dhe lufta sportive nuk do të mungojë, pasi disa prej çifteve afrojnë interes për t’u ndjekur. Flamurtari dhe Luftëtari dhe Besëlidhja-Elbasani janë dy sfidat e para me katër skuadra të traditës por që për momentin lujanë në kategorinë e parë dhe të dytë. Ndërkohë, sa i përket skuadrave të qarkut të Shkodrës, të cilat që të tria konkurojnë në kategorinë e dytë, dy prej tyre i luajnë ndeshjet e tyre në transfertë, ku Murlani udhëton në Ballsh për t’u ndeshur me skuadrën më në formë të kategorisë parë. Në transfertë do të luajë edhe Veleçiku përballë Turbinës së Cërrikut, ndërkohë Tërbuni pret në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, Vorën. Dueli, Tërbuni-Vora, konsiderohet si ndeshja më fortë e turit të parë, për vetë faktin se përballë Tërbunit të drejtuar nga traneri Altin Xhahysa me një përqindje të madhe të futbollistëve nga Shkodra është Vora, që këtë sezon është konkuruese dinjitoze e kategorisë parë, me një trajner me përvojë si Artan Mërxhyshi duke pasur në dispozicion futbollistë potencialë shkodran, si Rraboshta, Qardaku, etj. Tre ndeshjet në fjalë të skuadrave të qarkut të Shkodrës, luhen të mërkurën duke filluar nga ora 13:00. Sipas rregullores së vendosur nga Federata Shqiptare e futbollit, turi i parë i Kupës së Shqipërisë luhet me një takim, ku ekipi fitues kualifikohet në turin e dytë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.