Nis ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut- Ambasadori i BE: Prioriteti ynë, do hapen 350 vende të reja pune
Ambasadori i BE-së, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato, i pranishëm në inaugurimin e punimeve të linjës së transmetimit 400 kilovolt ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriu, theksoi rëndësinë e këtij projekti që do të ndikojë edhe në punësim, tha se kjo linjë transmetimi është në përputhje me objektivat e BE, për mbrojtjen e mjedisit.
Ky projekt që pritet të kushtojë 70 milionë euro, ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato, u shpreh se “është një projekt që do të krijojë edhe vende të reja pune, më shumë se 350 vende të reja pune do të krijohen gjatë ndërtimit. Mendoj që kjo ndërlidhje e re do të ndihmojë Shqipërinë në tranzicionit e saj drejt energjisë së pastër dhe de karbonizimit në përputhje me objektivat e BE, për të arritur asnjanësinë klimatike deri në vitin 2050, por kjo linjë e re transmetimi së bashku me nënstacionet e Elbasanit dhe Fierit do të bëjë të mundur transmetimin e energjisë së rinovueshme, brenda për brenda Shqipërisë por edhe përtej kufijve të saj”, tha ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato.
Po ashtu kjo lidhje do të ndikojë edhe në uljen e shkëputjeve energjetike dhe defekteve të tjera teknike, si dhe i rrit Shqipërisë kapacitetet transmetuese me 1500 megavat orë.
Projekti është pjesë e nismës së Komisionit Evropian për të krijuar një korridor të transmetimit të energjisë elektrike Lindje-Perëndim midis Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë.