Nis në gjykatën e Apelit procesi për vulën e PD-së, përballet grupi i Bashës me atë të Berishës
Në Gjykatën e Apelit ka nisur gjykimi i çështjes gjyqësore sa i përket vulës së Partisë Demokratike, se kujt do t’i takojë grupimit politik të Rithemelimit apo atij të drejtuar nga Lulzim Basha.
Në sallën e procesit gjyqësor në Gjykatën e Apelit janë të pranishëm deputetë të Partisë Demokratike që bëjnë pjesë në grupin politik të Rithemelimit ashtu edhe nga grupimi politik i Lulzim Bashës.
Sipas gazetarit të RTSH-së, Kreshnik Mersinllari që po ndjek nga afër këtë proces, bëhet e ditur se grupi i Rithemelimit ka bërë kërkesë paraprake ndaj trupit gjykues të mos pranimit të ankmimit të Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të shkallës së parë si dhe mospranimin si palë në këtë gjykim e grupimit poltik të Lulzim Bashës.
Ndërkaq, avokatët e Lulzim Bashës kundërshtojnë kërkesën e Rithemelimit për mospranimin e ankimit, ku avokati Rezar Kthupi ka theksuar se “ne jemi palë sepse në këtë çështje është Partia Demokratike”.
Ai theksoi më tej se në këtë “subjekti që e ankimon nuk është Enkelejd Alibeaj, por Partia Demokratike e përfaqësuar nga Alibeaj”