Nis në mbrëmje Fest 62/ Skenaristi Enkel Demi: Kombinimi i moderatorëve, më i miri deri më sot në Festival

Enkel Demi

Enkel Demi

Në prag të çeljes së siparit të Festivalit të ’62 të Këngës në RTSH, i gjithë stafi organizues po zhvillon provat e fundit. Ethet e eventit më të madh të këngës tashmë kanë përfshirë të gjithë performuesit. Festivali do të vijë në regjinë e Pali Kukës dhe skenar të Enkel Demit.

Ky është një event krejt i veçantë dhe të shkruar fjalët e këtij eventi nuk është diçka e lehtë. Kam të paktën 2 muaj që punoj dhe mendoj që kemi arritur një kombinim të moderatorëve, të roleve të tyre, për mua, nga më të mirat që është bërë deri më sot në Festivalin e Këngës”, bëri me dije Enkel Demi.

Natën e parë i ftuar special është këngëtari Italian, Umberto Tozzi. Ndërsa Drejtori Artistik i Festivalit, Bojken Lako zbulon edhe të ftuarit e natës së dytë.

Është Aleksandër Gjoka, Indrit Mesiti me grupin e tij nga Franca. Natën e dy do të jetë edhe një surprizë një rikthim në skenë i një prej ikonave të vieteve ’90, Adelina Ismaili”, u shpreh Lako.

Edhe këtë vit do të jetë publiku, i cili do të vendos se cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Votimi hapet në fund të natës së dytë pasi janë ekspozuar të 31 këngët dhe qëndron i hapur deri në fund të natës së katërt. Votimi është edhe për ata grupe dhe artistë të rinj ose jo, në kategorinë e debutantëve të cilët nuk kalojnë në finale”, tha Lako.

Por do të jetë juria profesioniste e përbërë nga 11 anëtarë, të përzgjedhur nga fusha të ndryshme të artit, e cila do të vendosë për 6 çmime, mes tyre edhe këngën fituese të çmimit të parë. Ndërkohë në biletarinë e pallatit të Kongreseve dhe platformën vivere.al ka nisur edhe shitja e biletave të natës finale të Festivalit, që do të mbahet të premten e 22 dhjetorit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.