Nis në Prishtinë Festivali Ndërkombëtar i Vokalit
Në Prishtinë u çel Prishtina International Vocal Festival. Ky është edicioni i gjashtë i këtij festivali të vokalit, i cili u hap me mexosopranon Flaka Goranci dhe ansamblin PriModern të drejtuar nga maestro Kushtrim Gashi.
Edhe këtë vit, me qëllim inkurajimin e krijuesve të rinj, festivali ka hapur thirrjen për kompozitorë duke i ftuar të shpalosin veprat e tyre para jurisë profesionale të përbërë nga Kushtrim Gashi, kompozitor dhe dirigjent, Lukas Grossmann, kompozitor dhe Manfredo Gambino, muzikolog. Juria përzgjodhi mes kompozitorëve të rinj, Dea Ahmën dhe Ersan Januzin.
Në hapje të festivalit ishin të pranishëm ministri i MKRS, Hajrulla Çeku, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ambasadori gjerman Joern Rohde dhe përfaqësues të ambasadave të Zvicrës, Francës, Suedisë dhe Belgjikës.
Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës.
Festivali i vokalit, Prishtine
1 nga 10