Categories: LajmeSport

Nis nesër turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë, Policia thirrje shoferëve: Shmangni rrugët ku do të zhvillohet gara

Turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë do të startojë të hënën (20 maj), teksa Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e shoferëve që të mos përdorin rrugët ku do të zhvillohet gara.

Turi zhvillohet me 5 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë. Për rrjedhoje Policia e Shtetit njofton se janë marrë masa të larta sigurie për garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve në këto gara.

Aktiviteti çiklistik starton nesërme me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë. Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier.

Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative”, thuhet në njoftimin e Policisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cungu jep dorëheqjen – Shkodrani  nuk është më trajner i Laçit

Trajneri i Laçit Armando Cungu në emisionin “Supergol” në RTSH pas ndeshjes së humbur 2-1…

5 hours ago

Zjarret në zonat e mbrojtura – Macaj: I përballuam, në territorin e Bashkisë Shkodër dëmet ishin minimale

Gjatë sezonit veror edhe territori i Bashkisë së Shkodrës,  sikurse në në gjithë vendin, u…

5 hours ago

Mbytja e jahtit në Siçili, dyshohet se përmban kasaforta të papërshkueshme nga uji me të dhëna të ndjeshme

Zhytësit specialistë që vëzhgojnë rrënojat e superjahtit 40 milionë dollarësh që u mbyt në Sicili…

5 hours ago

Të paktën 51 të vdekur nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran

Të paktën 51 persona kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 20  janë plagosur…

5 hours ago

SHBA- Të shtëna masive me armë zjarri në Alabama, 4 viktima e dhjetëra të plagosur

Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në…

5 hours ago

Macron zbulon qeverinë e re franceze të krahut të djathtë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zbuluar qeverinë e tij të re, pothuajse tre muaj pasi…

5 hours ago

This website uses cookies.