Nis nga Shqipëria misioni i Von der Leyen në Ballkan, takim me Ramën të mërkurën
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e nis turrin e saj në Ballkanin Perëndimor me një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ditën e mërkurën dhe e mbyll të shtunën në Malin e Zi.
Ajo do të ndalet në Tiranë për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama dhe për të marrë pjesë në inaugurimin e kampusit të Kolegjit të Evropës.
Të enjten, ajo do të takohet me presidentin Bajram Begaj përpara se të nisë një turne institucional në Maqedoninë e Veriut.
Më pas, po të enjten do të vizitoj Bosnjën e Hercegovinën, ku fillimisht pritet t’i vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet e fundit vdekjeprurëse.
Presidentja e KE-së të premten do të ketë takime në Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës.
Nga Bosnja, ajo do të shkojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviç.
Të premten presidentja do të vizitojë Serbinë për të vazhduar takimet politike dhe institucionale, ndërsa të shtunën turneun e saj do ta përmbyll duke vizituar Kosovën dhe Malin e Zi.