Nis “Parada kuqezi”, shqiptarë nga e gjithë bota parakalojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
![Nis Parada kuqezi](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/Nis-Parada-kuqezi.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Nis Parada kuqezi
Ka nisur “Parada kuqezi” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Shqiptarë nga mbarë bota janë mbledhur në Tiranë, në eventin e organizuar nga Bashkia e Tiranës.
“Parada kuqezi”, mbahet për herë të parë në Tiranë, në kuadër të 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Janë 150 delegacione të cilat po parkalojnë këtë të martë në bulevard.