Categories: AktualitetLajme

Nis për të tretin vit operacioni “Plazhe të pastra”, Kumbaro: Kërkojmë angazhimin e të gjithëve gjatë sezonit veror

Ka nisur për të tretin vit radhazi operacioni “Plazhe të pastra”. Është Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit që do të mbështesë me një operator shtesë pastrimi bashkitë bregdetare nga muaji qershor deri në shtator, që përkojnë edhe me pikun e sezonit turistik.

Përmes këtij operacioni, Agjencia Kombëtare e Bregdetit u bashkohet ekipeve të bashkisë me pajisje shtesë pastrimi dhe burime njerëzore duke dyfishuar kapacitetet përgjatë vijës bregdetare në bashkitë Himarë, Vlorë, Sarandë, Rrogozhinë, Kavajë, Durrës e Shkodër deri më 15 shtator.

Nis operacioni “Plazhe të Pastra” ku Agjencia Kombëtare e Bregdetit bashkon forcat me bashkitë duke siguruar dyfishimin e frekuencës së pastrimit në plazhe. Modeli i mirë i pastërtisë në bregdet është sfida jonë e sezonit turistik veror të cilën nuk e përmbushim dot pa bashkëpunimin tuaj”, njoftoi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në nisje të këtij operacioni.

Më herët, ministrja Kumbaro së bashku me stafet e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit ka zhvilluar inspektime në bashkitë bregdetare për t’u takuar me përfaqësues të pushtetit vendor dhe bizneset me qëllim koordinimin për mbarëvajtjen e sezonit turistik bregdetar. Për herë të parë, këtë vit operacionit i bashkohet edhe Bashkia Shkodër me plazhin e Velipojës.

Procesi i pastrimit në territor kryhet nga bashkitë, por nisur nga flukset e shtuara turistike prej tre vitesh tashmë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur të mbështesë njësitë vendore gjatë muajve të fluksit. Rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit maji 2024, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në vendin tonë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

4 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

4 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

4 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

5 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

5 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

7 hours ago

This website uses cookies.