Nis projekti për hyrjen e qytetit / Beci në FB: Ndër premtimet kryesore të fushatës elektorale
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur procedurën e tenderimit për fazën e parë të projektit të hyrjes së Shkodrës me një fond prej 500 mln lekë të reja vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga kryebashkiaku Benet Beci. Projekti është pjesa e ballinës ujore pranë urës së vjetër të Bunës dhe do ta shndërrojë këtë hapësirë të keqtrajtuar në vite në një nga hapësirat e gjelbra urbane më të bukura në vend. Projekti do të integrojë në një hapësirë të madhe këmbësore dhe për bicikleta dhe punimet e nisura të bypass-it, loti 2. Ky projekt për t’i kthyer dinjitetin e munguar hyrjes së Shkodrës ka qenë ndër premtimet kryesore të fushatës sime elektorale thotë ndër të tjera kryebashkiaku Beci në rrjetet sociale. Jam shumë i lumtur që me mbështetjen e qeverisë dhe direkte të Kryeminisrit Rama, i cili na ka mbështetur që në fillim, që këtë zonë të bukur të Shkodrës t’ua kthejmë qytetarëve, po hedhim hapin e parë drejt zbatimit.