Nis puna në rrugën e Shllakut, ky segment i rëndësishëm ndikon edhe në zhvillimin e turizmit malor

Kanë filluar punimet në rrugën e Shllakut,një segment mjaft i rëndësishëm, pasi përveçse i shërben banorëve të njësisë administrative Shllak ndikon edhe në zhvillimin e turizmit malor.
Kjo rrugë, përveç banorëve të njësisë administrative Shllak, ju shërben edhe mbi 90% të njësisë administrative Temal, pasi e përshkojnë këtë rrugë.
Kjo rrugë lidh mbi 15 fshatrat të njësive Shllak dhe Temal, por edhe qindra banorëve të njësisë administrative Postribë dhe Guri i Zi të fshatrave Vilëz dhe Mazrek. Momentalisht po bëhet shtrimi me çakull, zgjerimi i rrugës dhe kanalet kulluese .