Nis puna për projektin e “Zdrales” – Projekti pritet të transformojë krejtësisht këtë zonë
Prej disa ditësh ka nisur puna për transformimin e Zdrales një investim shumë i rëndësishëm për qytetin e Shkodrës .
Aktualisht, puna është përqëndruar në heqjen e pllakave të trotuareve dhe gërryerjen e asfaltit të rrugës, e cila pritet të kthehet në një pedonale.
Faza e parë e punimeve ka nisur nga sheshi në Parrucë – rruga “Hamz Kazazi” e do të përfundojë tek markata e peshkut.
Investim po bëhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare
Faza e parë e projektit parashikon rikonceptimin e sheshit pranë Xhamisë Parrucë. Rikualifkimin e pallatit te Zig-Zag-u duke i dhënë një pamje të re e kushte më të mira për zhvillim bizneseve të katit të parë.
Shtrimin me kalldrëm të rrugës dhe krijimin e ishujve të pushimit gjatë rrugës. Trajtimin e fasadave të ndërtesave private për t’i dhënë një pamje sa më uniforme rrugës. Ky investim pritet të përfundojë pas 18 muajve.