Nis puna për rehabilitimin e markatës së Rusit, Beci: Punimet do të jenë me ritme të shpejta

Punimet janë ndjekur nga kryetari i Bashkisë Shkodër , i cili ka parë nga afër të gjithë lirimin e hapësirave në këtë treg, ndërkohë që i ka kërkuar firmës kontraktuese që punimet të jenë me ritëm të lartë, në mënyrë që tregtarët të kthehen sa më parë në vendet tyre, me një pamje të transformuar të tregut të Rusit.

Tregtarët prej kohësh kanë kërkuar ndërhyrje në tregun e fruta perimeve pasi tregu i mëparshëm nuk plotësonte asnjë standart.

Ky investim kap shifrën e 36.6 milion lekëve, nga të cilat 7.5 milion lek janë bashkëfinancim i Bashkisë Shkodër me AZHBR. Me anë të këtij projekti do të bëhet e mundur ndërhyrja në sistemimin e sheshit, ndërtimin e mbulesës së merkatës, ndriçimi i tregut, ndërtimi i moduleve të reja për tregtarët ambulant, përmirësimi i kushteve të tregtimit dhe ruajtja e produkteve deri në tavolinën e konsumatorit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.