Bota

Nis punimet samiti i OKB-së për klimën në Baku, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Liderët e rreth 200 vendeve në të gjithë botën janë mbledhur në Baku të Azerbajxhanit për Samitin e Klimës COP29 që zhvillohet çdo vit nga Kombet e Bashkuara. I pranishëm në këtë samit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Baku.

Samiti për klimën do të zhvillohet nga 11 deri më 22 nëntor, ku pritet që vendet të negociojnë mënyrat për të trajtuar shkaqet rrënjësore të ndryshimeve klimatike. Ky është takimi i 29-të i COP, ku qeveritë do të diskutojnë se si të kufizojnë dhe përgatiten për ndryshimet e ardhshme klimatike.

Konferenca do të jetë një mundësi për vendet që të tregojnë se si planifikojnë të mbajnë rritjen afatgjatë të temperaturës globale në objektivin 1.5C të vendosur në 2015 në Marrëveshjen e Parisit. Sipas parashikimeve nga shërbimi evropian i klimës, viti 2024 do të përfundojë si viti më i nxehtë i regjistruar në botë, i shoqëruar nga i nxehti ekstrem dhe stuhi vdekjeprurëse.

Çfarë është ndryshimi klimatik dhe çfarë efekti ka pasur deri tani?

Ndryshimi i klimës është ndryshimi afatgjatë në temperaturat mesatare të Tokës dhe kushtet e motit.

Midis 2014 dhe 2023, bota ishte mesatarisht rreth 1.2C më e ngrohtë se në fund të shekullit të 19-të, thotë Organizata Botërore Meteorologjike, por viti 2024 do të jetë i pari që do të shkelë kufirin e ngrohjes globale prej 1.5 gradë Celsius.

Një rritje mesatare globale e temperaturës prej 1.2C ka sjelle efekte të mëdha në mjedis dhe ndryshimin e klimës si: moti ekstrem më i shpeshtë dhe intensiv, i nxehti përvëlues dhe reshjet e dendura të shiut, shkrirja e shpejtë e akullnajave duke kontribuar në ngritjen e nivelit të detit dhe oqeane më të ngrohta , që mund të nxisin stuhi dhe uragane më intensive.

Moti po ndikon edhe në cilësinë e jetës së njerëzve. Në 2022, pjesë të Afrikës Lindore pësuan thatësirën më të keqe për 40 vjet, duke vënë më shumë se 20 milionë njerëz në rrezik nga uria. Ndërsa në Europës janë rritur vdekjet si pasojë e të nxehtit ekstrem në të gjithë kontinentin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Samiti në Berlin, Kumbaro: Në Shqipëri, 11 marka hotelesh dhe 40 struktura elitare

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…

53 minutes ago

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

2 hours ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

2 hours ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

3 hours ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

3 hours ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

3 hours ago

This website uses cookies.