Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin e parë, kanë të drejtë të kryejnë aplikimet përmes portalit u-Albania.

Në datat 19–21 shtator fillon raundi i dytë i aplikimeve. Maturantët që u çregjistruan në përfundim të raundit të parë dhe maturantët e tjerë, të cilët nuk patën mundësi të aplikonin, si ata që morën pjesë në provimet e vjeshtës, ata që plotësuan formularin A1-Z etj. Gjatë kësaj faze ata zgjedhin preferencat e tyre për programet e studimit që u ofron universiteti ‘Fan Noli’,” tregon Artur Prifti, drejtor i Kurrikulës në Universitetin “Fan Noli“, Korçë.

Në përfundim të kësaj faze, maturantët që shpallen fitues do të kenë sërish 7 faza 48-orëshe prej 28 shtatorit deri më 7 tetor për t’u regjistruar pranë Universitetit “Fan Noli” në Korçë.

Pas përfundimit të kësaj faze departamentet përkatëse do të bëjnë renditje e maturantëve sipas kritereve të caktuara, vendoset vija sipas kuotave të ngelura të lira,” shton z. Prifti.

Në këtë raund të dytë aplikimeve dhe regjistrimeve pritet të plotësohen kuotat në shumicën e programeve të studimit që ofron universiteti i Korçës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.