Nis raundi i dytë i regjistrimeve/ Degët shoqërore, numër të ulët regjistrimesh
Këtë të premte ka nisur raundi i dytë i regjistrimeve në Universitete. Bazuar në të dhënat që ofron UALBANIA fakulteti i shkencave shoqërore në Shkodër gjatë raundit të parë nuk ka patur regjistrime të kënaqshme. Zëvendëse dekania Ermira Alija këtë e lidh me disa faktorë siç janë mungesa e promovimit, çeshtja e mesatares si dhe interes i ulët në tregun e punës. Shpesh herë mungesa e një numri të lartë studentësh duhet të shihet edhe në aspektin pozitiv thotë Alija, duke ftuar kandidatët për studentë në dy raundet e tjera. Shkodra turistike ashtu si e gjithë Shqipëria e viteve të fundit, duhet të shërbejë si inkurajim për të rinjtë që të zgjedhin degën gjeografi apo turizëm. Aktualisht disa degë si historia apo gjeografia vijojnë të jenë me 2 apo 3 studentë të regjistruar. E pyetur nëse numri do të mbetet i tillë çfarë do të bëhet me këto degë, Alija përgjigjet. Kandidatët për studentë kanë afat edhe përgjatë 2 raundeve që të bëhen pjesë e auditorëve. Deri në këto momente të vetmet degë që kanë mbushur kuotat në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër janë infermieri dhe mami!