Nis rehabilitimi i kinemasë / Qytetarët vlerësojnë punimet e nisura

nis rehabilitimi i kinemase
Shumë shpejt qyteti i Shkodrës do të këtë një kinema të rikonstruktuar, e cila do të shërbejë edhe si qendër edhe për aktivitete kulturore.
Bashkia e Shkodrës ka nisur rikonstruksionin e plotë të godinës së vjetër të kinemasë e cila prej vitesh administrohej nga privati.
Fillimisht po punohet për restaurimin e fasadës së kësaj godine si fazë e parë për t’i kthyer asaj identitetin e munguar prej kohësh
Rikonstruksioni i plotë i kinemasë është një prej shumë projekteve që bashkia ka nisur dhe do të zbatojë në Shkodër, që pritet të kenë një impakt pozitiv për qytetarët si dhe për turistët e shumtë që vizitojnë Shkodrën