Nis rehabilitmi i pedonales “Gjylbegaj”, punimet pritet të përfundojnë brenda pak ditëve
Kanë nisur sot punimet për rehabilitmin e rrugës “Gjylbegaj”. Prej vitesh, kjo rrugë nuk kishte njohur dorën e investimit ndaj në shumë vende ishte e dëmtuar.
Kjo rrugë muzeale ëshët mjaft e frekuentuar , jo vetem nga shkodranët , por edhe nga turistë të shumtë, vendas dhe të huaj.
Ndërkohë, Bashkia Shkodër përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ky segment do të bllokohet për qarkullimn e automjeteve në rrugën hyrëse dhe dalëse. Ndërsa është kërkuar nga qytetarët edhe mos parkimin e automjeteve në këtë segment rrugor.