Nis rehabilitmi i rrugës “Kolë Idromeno” , punimet pritet të përfundojnë brenda pak ditëve
Kanë nisur sot punimet për rehabilitmin e rrugës “Kolë Idromeno”, ose siç njihet nga qytetarët si pedonalja e Shkodrës. Prej vitesh, kjo rrugë nuk kishte njohur dorën e investimit ndaj në shumë vende ishte e dëmtuar.
Kjo rrugë muzeale është mjaft e frekuentuar, jo vetëm nga shkodranët, por edhe nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj.
Ndërkohë, Bashkia Shkodër , përmes rrjeteve sociale, ka bërë të ditur se ky segment do të bllokohet për qarkullimn e automjeteve në rrugën hyrëse dhe dalëse të pedonales.
Bllokimi i rrugës hyrëse do të fillojë më datën 8 Maj, në orën 8:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 8:00 të datës 9 Maj.
Ndërsa rruga dalëse do të bllokohet me datën 9 Maj, nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 8:00 të mëngjesit të datës 10 Maj.