Nis restaurimi i pallateve – Ndërhyrja shtrihet nga “Xhabija” deri në “Perash” dhe në zonën e Rusit.
Një tjetër investim i rëndësishëm ka nisur në qytetin e Shkodërs. Bëhet fjalë për restaurimin e të tjera pallateve në qytet.
Ditën e sotme bëhej montimi i skelave në lagjen “Rus”, ndërsa
kjo ndërhyrje , krahas rehabilitimit të pallateve të cilat janë të amortizuara, pritet të krijojnë edhe një pamje më të bukur të këtyre ndërtesave.
Kjo është faza e dytë e ndërhyrjeve pas atyre që përfunduan pak kohë më parë.
Paketa e dytë që ka përfituar Bashkia Shkodër nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Qeveria Shqiptare për transformimin e pamjes së qytetit në hyrje të Shkodrës, shtrihet nga Xhabija përgjatë bulevardit “Mehmet Pashë Plaku” deri në lagjen Perash dhe në zonën e Rusit.
Përveç pallateve, në këtë fazë të dytë do të përfshihen edhe fasadat e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Spitalit Rajonal Shkodër.