Nis rigjenerimi i pyjeve, mbillen 1700 fidanë pishe e zezë në Parkun Natyror të Munellës
Pyjet e dëmtuara nga zjarret apo faktorë të tjere në Mirditë do të rigjenerohen.Problematikat janë indetifikuar dhe ndërhyrja për ripyllëzimin nisi nga Thirra pjesë e Parkut Natyror të Munelles.Në këtë zonë pyjore, të zhveshur nga bimësia, u mbollën 1700 fidanë pishë e zezë, ndërsa pjesë e aksionit u bënë Bashkia Mirditë, Administrata e Zonave të Mbrojtura, organizatat për mbrojtjen e mjedisit, shtëpia e Evropës dhe nxënës shkollash.
Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi, thotë se pyjet janë pasuri e madhe për këtë zonë, ndaj dhe po i kushtohet një vemendje e veçantë për t’i rigjeneruar dhe mbrojtur.
Parku Natyror i Munellës dhe zona përreth ka pësuar degradime të vazhdueshme përgjatë 30 viteve dhe marrja e masave parandaluese dhe rehabiltuese në pyje është një domosdoshmeri, thotë specialisti i mjedist, Aleksander Trajçe.
Rehabilitimi i pyjeve në parkun natyror të Munellës ka si qëllim rigjenerimin e habitateve në këtë zonë, ku jeton Rrëqebulli i Ballkanit, ndërsa korridori i Thirrës është mjaft i rëndësishem, pasi ndërlidh Malin e Zepës me Parkun e Munellës.